Politika për privatësinë për pjesëmarrësit në udhëtimet e delegacioneve/aktivitetet virtuale, për ruajtjen dhe përdorimin e të dhënave personale nga ana e GIZ, Delegacionet Ndërkombëtare.

Meqë mbrojtja e të dhënave personale është një temë shumë e rëndësishme për GIZ, me anë të këtij dokumenti ju informojmë për të dhënat personale që ruhen dhe qëllimin e përdorimit të tyre.

Kontrolluesi për mbrojtjen e të dhënave është
Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH

Selia qendrore e shoqërisë:

  • Friedrich-Ebert-Allee 36 + 40, 53113 Bonn
  • Dag-Hammarskjöld-Weg 1 – 5, 65760 Eschborn
  • Email: delegationen@giz.de

Udhëtimet e delegacioneve/aktivitetet virtuale zhvillohen në platformën online të GIZ, Delegacionet Ndërkombëtare, të cilën i gjeni në lidhjen e mëposhtme:

Cilat të dhëna ruajmë ne?

Të dhënat personale të deklaruara gjatë regjistrimit (p.sh. emri, adresa, organizata, funksioni, emaili, telefoni) janë të domosdoshme për pjesëmarrjen dhe përdoren për koordinimin e aktivitetit dhe për vënien në dispozicion të aksesit personal për udhëtimin e delegacionit/aktivitetin virtual.
Nëse përdorni platformën online, ruhen gjithashtu të dhënat e mëposhtme:

  • Informacionet personale identifikuese: Adresa juaj e emailit dhe një emër përdoruesi janë të domosdoshme për t'u identifikuar te platforma.
  • Emri juaj, organizata dhe funksioni juaj
  • Informacionet opsionale të profilit (jo të detyrueshme), si p.sh.:
    • Fotografia juaj
    • Adresa dhe numri i telefonit
    • Informacionet mbi personin tuaj, interesat dhe ekspertiza juaj 
  • Postimet, komentet dhe pëlqimet tuaja në platformën online
  • Anëtarësia juaj në grupet pjesëmarrëse
  • Pjesëmarrja juaj në sesionet e aktiviteteve
  • Nëse merrni pjesë në mënyrë aktive në një video-konferencë, ju mund të hapni edhe kanalin tuaj audio ose video, në mënyrë që t'ju mund të dëgjojnë dhe/ose t'ju shikojnë edhe pjesëmarrësit e tjerë. Në disa raste video-konferenca regjistrohet. Leja për regjistrimin merret gjithmonë nga pjesëmarrësit në fillim të sesionit online. Një simbol në cepin e sipërm të shfletuesit tregon se po kryhet regjistrimi i sesionit. 
  • Përdorimi i platformës nga ana juaj, si p.sh. faqet që keni vizituar dhe shkarkimet tuaja. 

Si i mbledhim ne të dhënat tuaja?

Të dhënat që ne mbledhim, ju i vendosni direkt në dispozicion organizatës tonë.
Ne i mbledhim dhe i përpunojmë të dhënat, nëse ju:

  • Regjistroheni në platformën online të GIZ Delegacionet Ndërkombëtare/Bashkëpunimet Ndërkombëtare 
  • Plotësoni vullnetarisht profilin tuaj të përdoruesit
  • Merrni pjesë vullnetarisht në diskutimet online (sinkron ose asinkron).
  • Përdorni ose shihni faqen tonë të internetit nëpërmjet "Cookies" të shfletuesit tuaj

Si i përdorim ne të dhënat tuaja?

Të dhënat përdoren vetëm me qëllimin për t'ju mundësuar juve aksesin në platformën online të GIZ Delegacionet Ndërkombëtare/Bashkëpunimet Ndërkombëtare dhe për t'ju lehtësuar juve pjesëmarrjen në aktivitet:

  • Për t'ju mundësuar aksesin në platformën online.
  • Për t'ju mundësuar komunikimin dhe ndërveprimin përdorues me përdorues 
  • Për t'ju mundësuar pjesëmarrjen në konferencën online
  • Për t'ju dhënë mundësinë që brenda grupit të pjesëmarrësve të shkëmbeni përvojat tuaja dhe të mësoni nga njëri-tjetri, duke vendosur në dispozicion vullnetarisht të dhënat tuaja të kontaktit
  • Për vënien në dispozicion të aksesit në burimet online

Të dhënat përdoren vetëm për qëllimet e përshkruara në këtë deklaratë; çdo përdorim tjetër i nënshtrohet gjithmonë dhënies së një pëlqimi të ri për përdorimin e të dhënave. Përdorimi i të dhënave tuaj nuk kryhet për qëllime marketingu.

Cila është baza ligjore për përpunimin e të dhënave?

Baza ligjore për përpunimin është miratimi juaj për këtë deklaratë

Marrësi i të dhënave personale

Aksesi tek të dhënat personale është i kufizuar vetëm për pjesëmarrësit në udhëtimet e delegacioneve /aktivitetet virtuale të organizuara nga Delegacionet Ndërkombëtare të GIZ dhe te disa punonjës të GIZ, të cilët kanë detyrimin që të dhënat t'i përpunojnë në përputhje me qëllimet e sipërpërmendura dhe t'i trajtojnë ato në përputhje me rregullat dhe në mënyrë konfidenciale.
Ne i transferojmë të dhënat tuaja tek ofrues të jashtëm shërbimesh, të cilët na mbështetin në aktivitetet e mëposhtme: për ruajtjen dhe administrimin e të dhënave, suport IT, organizimin e aktiviteteve. Ndërkohë ne ushtrojmë shumë kujdes që këta ofrues shërbimesh të zgjidhen me kujdes, të lidhin kontratë për detyrimet ligjore për mbrojtjen e të dhënave dhe të kontrollohen rregullisht.
Tek ofruesit e shërbimeve përfshihen edhe sipërmarrje, të cilat i përpunojnë të dhënat jashtë Bashkimit Evropian ose kanë selinë e tyre atje. Nga këto sipërmarrje, ne zgjedhim vetëm kompani , të cilat i përpunojnë të dhënat në vende, për të cilat ekziston një vendim përshtatshmërie nga ana e Komisionit Evropian (Neni 45 i Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave, GDPR). Nëse ky kusht nuk përmbushet, ne i kontraktojmë këta ofrues shërbimesh vetëm atëherë kur ata ofrojnë garanci të mjaftueshme për sigurinë (neni 46 i GDPR), p.sh. me anën e një marrëveshjeje për klauzolat standarde të kontratave të BE-së për mbrojtjen e të dhënave.

Si i ruajmë ne të dhënat tuaja?

GIZ i siguron të dhënat me anë të masave teknike dhe organizative kundër falsifikimit, shkatërrimit aksidental apo të qëllimshëm, kundër humbjes ose kundër aksesit nga personat e paautorizuar.
Të gjitha të dhënat ruhen ose në serverët e GIZ, ose në serverët e qendrave të përpunimit të të dhënave që gjenden në Gjermani të kompanisë Hetzner GmbH, në përputhje me rregulloret e përgjithshme të BE-së për ruajtjen e të dhënave (GDPR).

Afati i ruajtjes së të dhënave

Të dhënat personale fshihen rregullisht, kur 

  • Të dhënat nuk nevojiten më për arritjen e qëllimit të kontratës (p.sh.: kontratat e punësimit, të zhvillimit, të qirasë ose të shërbimeve).
  • Subjektet e të dhënave nuk kanë dhënë një miratim të posaçëm.
  • Përfundojnë afatet ligjore për ruajtjen e të dhënave dhe afatet për ruajtjen e detyrueshme ligjore të tyre. 

Cilat janë të drejtuat tuaja për mbrojtjen e të dhënave?

Ju keni të drejtën të kërkoni të dhënat tuaja personale, t'i korrigjoni ato nëse është e nevojshme ose të kërkoni kufizimin e përpunimit ose fshirjen të dhënave. Pas kësaj, të dhënat fshihen. 
Pëlqimi i dhënë për përdorimin e të dhënave personale mund edhe të revokohet gjithashtu në çdo moment. Ligjshmëria e përpunimit deri në momentin e revokimit mbetet e pacenuar. 
Në rastin e një revokimi, përdorimi i platformës Delegacionet Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimet Ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrja në udhëtimet e delegacioneve/aktiviteteve virtuale të organizuar nga Delegacionet Ndërkombëtare të GIZ, nuk është më e mundur.
Ju lutemi që kërkesën për revokimin e pëlqimit ta dërgoni me email në adresën:
delegationen@giz.de   
Nëse keni pyetje apo ankesa në lidhje me këtë deklaratë ose për përpunimin, mund t'i drejtoheni autoritetit përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale në GIZ në adresën e mëposhtme të emailit:
datenschutzbeauftragter@giz.de.
Ju keni të drejtën që t'i drejtoheni me një ankesë autoritetit mbikëqyrës për mbrojtjen e të dhënave. Autoriteti përgjegjës është Komisioneri Federal për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirinë e Informimit (BfDI).

Cookies

"Cookies" janë skedarë me tekst, të cilët vendosen në kompjuterin tuaj për të grumbulluar informacione mbi protokollin standard të internetit dhe informacione mbi sjelljen e vizitorëve. Kur ju vizitoni faqet tona të internetit, me ndihmën e "Cookies" ose të teknologjive të ngjashme ne mund të mbledhim në mënyrë automatike informacione për ju.
Ne i përdorim "Cookies" për një sërë arsyesh, të cilat shpjegohet në mënyrë më të detajuar në vijim. Për fat të keq në shumicën e rasteve nuk ekzistojnë opsione standarde të industrisë për çaktivizimin e "Cookies", pa e çaktivizuar plotësisht funksionalitetin dhe funksionet, të cilat ato ia shtojnë këtyre faqeve të internetit. Këshillohet që ju t'i mbani të aktivizuara të gjitha "Cookies", kur nuk jeni i sigurt nëse ato ju nevojiten ose jo, nëse ato përdoren për vënien në dispozicion të një shërbimi të përdorur nga ana juaj.

  • "Cookies" të lidhur me formularët: Nëse ju dorëzoni të dhëna nëpërmjet një formulari, si p.sh. te faqet e kontaktit, mund të përdoren "cookies" për të ruajtur të dhënat tuaja të përdoruesit për korrespondencën në të ardhmen.

Ju mund ta pengoni vendosjen e "cookies", duke përshtatur konfigurimet e shfletuesit tuaj (për këtë shihni ndihmën e shfletuesit të internetit). Jini të ndërgjegjshëm që çaktivizimi i "cookies" ndikon negativisht në funksionalitetin e kësaj faqeje interneti dhe të shumë faqeve të tjera të internetit që ju vizitoni.

Si i përdorim ne "cookies"?

Kjo platformë online i përdor "cookies" në mënyra të ndryshme, për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë të internetit, ku ndër të tjera:

  • Në mënyrë që ju të mbeteni i lidhur
  • Për të kuptuar, se si e përdorni ju faqen tonë të internetit
  • Për të garantuar funksionalitetin e faqes së internetit

Administrimi i "cookies"

Ju mund ta konfiguroni shfletuesin tuaj në atë mënyrë që ai të mos pranojë "cookies". Në faqen e internetit të përmendur më lart ju mësoni se si mund t'i hiqni "cookies" nga shfletuesi juaj. Por në pak raste mund të ndodhë që disa funksione të faqes sonë të internetit të mos funksionojnë për këtë shkak.

Rregullat për mbrojtjen e të dhënave të faqeve të tjera të internetit

Platforma Delegacionet Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimet Ndërkombëtare përmban lidhje për në faqe të tjera interneti. Politika jonë për privatësinë vlen vetëm për faqen tonë të internetit. Pra, nëse ju klikoni mbi një lidhje për te një faqe tjetër interneti, ju duhet të lexoni politikën e tyre për privatësinë.

Ndryshimet në politikën tonë për privatësinë

Kompania jonë e rishikon rregullisht politikën e saj për privatësinë dhe i publikon të gjitha përditësimet në këtë faqe interneti. Kjo politikë për privatësinë është azhurnuar për herë të fundit më 12 gusht 2020.

Miratimi juaj për këtë deklaratë

Me dhënien e miratimit tuaj, ju deklaroni se jeni dakord që të dhënat tuaja personale të ruhen dhe të përdoren nga GIZ, në përputhje me shpjegimet e përshkruara më sipër. Ky miratim është i vlefshëm për një kohëzgjatje prej 1 viti nga nënshkrimi, edhe nëse pjesëmarrja juaj refuzohet.

  • Unë pranoj që të dhënat e mia personale të ruhen dhe të përdoren nga GIZ, në përputhje me shpjegimet e përshkruara më sipër. Ky miratim është i vlefshëm për një kohëzgjatje prej 1 viti nga nënshkrimi, edhe nëse pjesëmarrja juaj refuzohet.